ZPS jep detaje për “keqtrajtimet e të ndaluarve”

Pas pushimit, ZPS-ja ka vazhduar fjalën përmbyllëse duke treguar, siç pretendon, keqtrajtimin e të ndaluarve nga anëtarët e UÇK-së. “Selimi ka rrahur një të paraburgosur me tuba plastikë”, tha një prokuror special. Sipas ZPS-së, të ndaluarit në qendrat e ndalimit në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë janë rrahur me “grushte e shqelma, me shkopinj…

Lajme

09/02/2026 15:51

Pas pushimit, ZPS-ja ka vazhduar fjalën përmbyllëse duke treguar, siç pretendon, keqtrajtimin e të ndaluarve nga anëtarët e UÇK-së.

“Selimi ka rrahur një të paraburgosur me tuba plastikë”, tha një prokuror special.

Sipas ZPS-së, të ndaluarit në qendrat e ndalimit në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë janë rrahur me “grushte e shqelma, me shkopinj të drurit e të bejsbollit, me shufra hekuri, është përdorur elektroshok, u janë thyer dhëmbët e disave u janë hequr me pinca thonjtë”.