Zonja nga Shkodra që mundëson leximin duke dëgjuar
Dashuri e madhe, ndjenjë e papërshkrueshme të lexosh e të shkruash, por jo të gjithë arrijnë ta bëjnë këtë.
ShowBiz
Shpeshherë hasim në momente ku disa persona kritikohen ashpër e quhen ‘analfabet’, që ndoshta pa u menduar fare pak, paragjykohen në mënyrën më të rëndë, shkruan lajmi.net.
Leximi dhe shkrimi janë bazë për personalitetin e një njeriu, por pse të quhen “budallenj” ata që ende nuk dinë lexim.
Vështirësitë në lexim kryesisht pasojnë tek ata persona që madje edhe mendja u funksionon ndryshe nga shumë të tjerë.
E njohur si ‘Disleksi’, është po ky fenomen që e mbartin në vete disa persona, që pa dëshirën e tyre, duhet ta përjetojnë atë.
Ata nuk janë budallenj, por vetëm se kanë vështirësi në shkrim dhe lexim, ku edhe mund të pasojnë probleme në të shprehur. Por, mendojeni pak sikur ata edhe të mos shihnin? Si do t’i quanim pastaj?
E drejtë apo e padrejtë, është jeta ajo që t’i ofron këto virtyte dhe probleme.
Pasi këta nuk arrijnë të lexojnë, kuptohet që automatikisht një përqindje e madhe shkon tek përqendrimi në sy.
Kuptohet, rritja e fëmijëve falë emocione të shumta tek një prindër, e çdo njëri do që e ardhmja e tyre të jetë sa më e ndritur.
Por, ja që disa prej tyre hasin problemin që në hapa të parë, edhe pse arrijnë të bëhen njerëz të suksesshëm disa mbartin këtë sëmundje të njohur si “disleksia”.
Problemi me leximin nuk duhet të konsiderohet një problem mendor, nuk duhet të shikohet si shenjë përtacie e as mungesë inteligjence.
Askush nuk ka lindur me dëshirën që të mos lexojë. Po, e kemi parë shpeshherë kur fëmijët e vegjël marrin libra nga më të ndryshmet, ata përpiqen të lexojnë, thjesht bien në dashuri me libra.
Nganjëherë është e dhimbshme kur hasim persona që kanë vështirësi në të lexuar, e kjo më pas pason edhe në vështirësi të të folurit. Pastaj, edhe duket qartë që është ndjenjë e parehatshme, që me përpëlitje të lehta, ata përpiqen të na tregojnë gjithçka…
Para vetëm 6 muajsh, një zonjë shumë e dashur dhe e zgjuar shkodrane, ndau gjysmën e saj me këta persona, raporton lajmi.net.
Ajo, krijoi uebsajtin e parë ku mund të gjenden “libra me zë” në gjuhën shqipe, e cila u ndihmon shumë personave që nuk arrijnë të lexojnë.
Një nismë humanitare, krejtësisht vetjake, e bëri shkodrania Violeta Volumi e cila pa fonde shtetërore e pa përfitime monetare, u falë ndihmë vullnetare këtyre personave.
Ajo u mbështet në modele ndërkombëtare si “Libri VOX”, “Liberliber”, “Libroparlato”, “Audiobook.com”.
Ajo, gjithashtu ka përuruar në një nga rruginat e “Gjuhadolit”, nismën e saj Volumiaudiolibra.com në qendrën rinore “Arka” në Shkodër.
“Para se të incizoj një libër, duhet të pres të pushojnë së lehuri katër qen, duhet të mbaroj para se të nisin të këndojnë gjelat dhe ndërkohë uroj të mos kalojnë makina,”thotë Volumi, tani pensioniste e vite më parë mësuese e fizikës.
Jim Trelease, i cili konsiderohet si ndër autorët më të mirë për libra me zë ka thënë:
“Nëse një fëmijë kurrë nuk e ka dëgjuar një fjalë, ai kurrë nuk do ta thotë atë, nëse ti nuk e ke dëgjuar e as nuk e ke thënë atë, është shumë e vështirë ta lexosh dhe ta shkruash atë”.
Deri tani, nga Violeta Volumi janë hedhur në sajt 44 orë e 30 minuta libra me zë duke filluar nga Leon Tolstoi – “Vdekja e Ivan Iliçit”, Jack London – “Ligji i jetës”, Victor Hygo – “Kozeta”, Mark Tëain – “Princi dhe i varfri”, Edgar Allan Poe – “Letër babait”, Stefan Cvajg – “Letra e një të panjohure” etj.
Gjithçka nisi disa muaj më parë kur i ra në duar një Ipad përmes të cilit shfrytëzonte e-bookun e ku ra në kontakt me audiolibrin ose audobook.
“U mahnita nga e-booku dhe ndërsa kërkoja libra, mësova nga “Livrivox” apo “liberliber” ku më dolën audio dhe fillova t’i dëgjoj. Në një prej këtyre pashë që kërkoheshin vullnetarë për lexim dhe u regjistrova”.
Vite më parë, një person i cili që në fëmijëri kishte hasur në probleme me të folur, e vite më pas nuk arrinte të lexonte fare, kishte shkruar një letër për personat që nuk dinë të lexojnë, duke i bashkangjitur edhe fotografinë e shokut të tij.
– E dini ç’është miqësia?
– E shikoni këtë zotërinë e ulur këtu? Është shoku im më i mirë. Të dy kemi lindur në 1939, dhe jemi rritur bashkë.
Ai ka qenë dëshmitar në martesën time, e unë në të tijën. Kemi blerë tokë për punë dhe çdo ditë vinim në këtë bar, merrnim Bianchino dhe lexonim gazetën.
Në fakt, ai më lexonte, se unë nuk di te lexoj, por unë e dëgjoja.
Në ’78 ne u zumë dhe që nga ajo ditë nuk kemi folur me njëri- tjetrin, as edhe një përshendetje.
Eh, që nga viti ’78 vijmë këtu cdo ditë, në të njëjtën ore, vetëm shihemi, nuk përshëndetemi.
Çdo ditë ai merr gazetat dhe i lexon ato me zë të lartë. Njerëzit mendojnë se është i çmendur, por jo, ai e bën këtë për mua!
Prandaj, personat që nuk mund të lexojnë, nuk janë njerëz që duhet paragjykuar, përkundrazi duhet tu japim mundësinë për të qenë vetvetja dhe për tu ndihmuar.
Ata priren të jenë shumë të vetëdijshëm, kurioz, dhe shumë të ndjeshëm.
Librat me zë, janë teknika më e mirë që udhëzon këta persona të kenë arritje më të mëdha, të sfidojnë mungesën e leximit dhe të prijnë për diskutime.
Shkathtësia e të lexuarit dhe të folurit duhet të fuqizohet tek secili, edhe pse është pjesa më e vështirë e gjuhës sonë, e për më shumë duhet dhënë mbështetje personave që nuk i arrijnë ato.
E ata që duan të lexojnë libra duke dëgjuar, ky është linku: http://www.volumiaudiolibra.com/ /lajmi.net
