Kolona të gjata tek Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, pritjet në hyrje arrijnë deri në 2 orë e 30 minuta
Fluksi i automjeteve në disa pika kufitare të Kosovës vazhdon të shkaktojë pritje të gjata, veçanërisht në Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, sipas përditësimit më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Pika kufitare në Dheu i Bardhë mbetet më e ngarkuara, ku udhëtarët që hyjnë në Kosovë po presin deri në dy orë…
Lajme
Fluksi i automjeteve në disa pika kufitare të Kosovës vazhdon të shkaktojë pritje të gjata, veçanërisht në Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, sipas përditësimit më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pika kufitare në Dheu i Bardhë mbetet më e ngarkuara, ku udhëtarët që hyjnë në Kosovë po presin deri në dy orë e gjysmë. Kolona e automjeteve në këtë drejtim ka arritur rreth 1.4 kilometra. Ndërkohë, për dalje nga Kosova pritjet janë rreth 30 minuta, me kolonë që shtrihet në afërsisht 250 metra, transmeton lajmi.net.
Ngarkesë e madhe është evidentuar edhe në Muçibabë, ku hyrja në Kosovë po shoqërohet me pritje deri në dy orë, ndërsa kolona e automjeteve arrin rreth 500 metra.
Edhe në Merdarë vazhdojnë vonesat, me pritje deri në 80 minuta për hyrje në vend. Në Han të Elezit, qytetarët po presin rreth 25 minuta, ndërsa kolonat në këtë pikë kufitare janë rreth 300 metra.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme dhe nuk raportohen pritje për kalimin e kufirit./lajmi.net/
