Zogaj tallet keq me takimin e Kurtit në Greqi: Aq serioz është, saqë njerëzit janë me shorce
Analisti Petrit Zogaj ka reaguar me ironi ndaj pjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti në një simpozium ndërkombëtar në Greqi, në një kohë kur Kosova po kalon një krizë të thellë institucionale. Përmes një postimi në rrjete sociale, Zogaj ka ironizuar mënyrën e organizimit të ngjarjes ku po merr pjesë Kurti, duke e quajtur atë “kampist”…

Lajme
Analisti Petrit Zogaj ka reaguar me ironi ndaj pjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti në një simpozium ndërkombëtar në Greqi, në një kohë kur Kosova po kalon një krizë të thellë institucionale.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Zogaj ka ironizuar mënyrën e organizimit të ngjarjes ku po merr pjesë Kurti, duke e quajtur atë “kampist” dhe duke vënë në dyshim seriozitetin e takimeve që po zhvillohen atje.
“Kampisti Kurti në një takim me homologët e tij ‘kryeministra’, edhe siç po shihet, aq serioz është ky takim, saqë njerëzit janë me shorce. Çfarë aventurieri po qeverisë me Kosovën që 5 vite,” shkruan Zogaj.
Ky reagim vjen në një periudhë ngërçi të thellë institucional, pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet 48 herë, duke e lënë vendin pa një legjislaturë funksionale dhe me një klimë politike gjithnjë e më të tensionuar.
Pjesëmarrja e Kurtit në këtë simpozium në Greqi ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe politik, veçanërisht për shkak të pamjeve që janë shpërndarë nga ngjarja, ku pjesëmarrësit shihen në ambiente joformale dhe veshje të lirshme, që nuk i ngjajnë një forumi të zakonshëm diplomatik./lajmi.net/