Zjarri në Velipojë, ISHTI kallëzim penal ndaj biznesit
Inspektorati Teknik Shtetëror dhe Industrial reagoi në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit paraditen e sotme në një restorant në plazhin e Velipojës. ISHTI sqaron se pronari i resortit ka instaluar fshehurazi depozitën e gazit nën tokë, pa u pajisur me leje dhe për rrjedhojë edhe pa respektuar kushtet teknike të sigurisë. Kërkohet ndihma…

Lajme
Inspektorati Teknik Shtetëror dhe Industrial reagoi në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit paraditen e sotme në një restorant në plazhin e Velipojës.
ISHTI sqaron se pronari i resortit ka instaluar fshehurazi depozitën e gazit nën tokë, pa u pajisur me leje dhe për rrjedhojë edhe pa respektuar kushtet teknike të sigurisë.
Kërkohet ndihma e Policisë së Shtetit, për shkeljet ligjore të konsumuara nga subjekti privat por edhe të tjerë biznese të cilët shkelin ligjin në përdorimin e gazit për gatim.
ISHTI ka bërë kallëzim penal edhe ndaj subjektit në Velipojë.
Kallëzimi është bërë për instalimin pa leje të pajisjes.