Zjarrfikësit protestojnë nesër, këto janë kërkesat e tyre
Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe mos plotësimin e kërkesave, si dhe anulimit të pagesave për rrezikshmëri në punë, do të organizojë nesër një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në ora 11:00. Në një komunikatë për media, Sindikata e zjarrfikësve ka përmendur edhe problemet e tjera…
Lajme
Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe mos plotësimin e kërkesave, si dhe anulimit të pagesave për rrezikshmëri në punë, do të organizojë nesër një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në ora 11:00.
Në një komunikatë për media, Sindikata e zjarrfikësve ka përmendur edhe problemet e tjera me të cilat përballen si statusi juridik ende i pa zgjidhur, mosdefinimi i kompetencave menaxhuese mes komunave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, mosplanifikimi buxhetor për zjarrfikës, kushtet e dobëta të punës, numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve dhe mosha mesatare, transmeton lajmi.net.
“Kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë dhe njëherësh si pasojë e problemeve të pa zgjidhura me dekada, kemi vendos që më datën 14 dhjetor 2023 të riaktivizojë protestë, qe edhe një here Qeveria e Kosovës të dëgjojë zërin e zjarrfikësve dhe të shqyrtojë urgjentisht gjendjen e krijuar. Protesta do të vazhdojë derisa zjarrfikësit e Kosovës të marrin përgjigje për kërkesat e parashtruara nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave, Punë dhe Transfere”, thuhet në komunikatë.
Zjarrfikësit thonë se janë të anashkaluar dhe të trajtuar në mënyrë diskriminuese dhe se kërkesat e tyre nuk janë realizuar për mungesë buxhetore, por janë si rezultat i neglizhencës së institucioneve.