Zjarret, dy vatra të reja në Dibër e Vlorë
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të mbajë nën vëzhgim nga afër, përmes specialistëve të saj në qarqe, situatën e zjarreve
Lajme
Qarku Dibër – Vatra e zjarrit në fshatin Patin, Klos është riaktivizuar gjatë mesditës. Edhe pse terreni është shumë i vështirë forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me mjete për të shuar flakët.
Nga flakët rrezikohen dy banesa të braktisura që ndodhen në zonë. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 40 forca ushtarake ndërkohë është nisur edhe një helikopter për ndërhyrje nga ajri.
Qarku Vlorë – Në fshatin Mavrovë, Selenicë një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve, raporton TCh.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.