Zjarri ka përfshirë restorantin “Ultra”, në Prishtinë, i cili gjendet fare afër sheshit kryesor të kryeqytetit.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar.
Po ashtu, ende nuk dihet si është përfshirë nga zjarri ky restorant. /Kosovapress/

