Zjarr në Livoç të Gjilanit, garazha përfshihet nga flakët dhe digjet një veturë
Një garazh është përfshirë nga zjarri në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku përveç pajisjeve shtëpiake është djegur edhe një veturë e vjetër e tipit Audi. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zjarri ka përfshirë objektin përcjellës të një shtëpie, ku ndodheshin pajisje shtëpiake dhe një veturë Audi “oldtimer”. “Veturë e cila është djegur e…
Lajme
Një garazh është përfshirë nga zjarri në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku përveç pajisjeve shtëpiake është djegur edhe një veturë e vjetër e tipit Audi.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zjarri ka përfshirë objektin përcjellës të një shtëpie, ku ndodheshin pajisje shtëpiake dhe një veturë Audi “oldtimer”.
“Veturë e cila është djegur e tëra nga zjarri”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/