U fshehën në kamion për të hyrë në Kosovë, dy shtetas të huaj kapen në Han të Elezit

Dy persona janë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni në pikën kufitare në Han të Elezit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, kamioni i drejtuar nga një i dyshuar ka hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes pikës kufitare në Han të Elezit dhe më pas është vendosur në terminalin doganor për…

Lajme

27/09/2026 08:42

Dy persona janë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni në pikën kufitare në Han të Elezit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, kamioni i drejtuar nga një i dyshuar ka hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes pikës kufitare në Han të Elezit dhe më pas është vendosur në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

Gjatë kontrollit të rimorkios, Policia ka gjetur të fshehur dy persona meshkuj, të cilët nuk kanë pasur dokumentacion.

Sipas deklarimeve të tyre, ata janë shtetas të huaj.

Me urdhër të prokurorit, palët janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “kontrabandim me migrantë”. /Lajmi.net/