Ziyech në ‘radarin’ e Atletico Madridit

Atletico Madrid është shumë i interesuar për të transferuar sulmuesin e Chelseas, Hakim Ziyech.

Sport

08/06/2021 09:22

Maroku ka qenë në ‘radarin’ e Atletico Madridit që nga koha kur ishte pjesë e Ajaxit, ndërsa tani kanë nisur spekulimet për një transferim të mundshëm në verë, transmeton lajmi.net.

Sipas Todo Fichajes, Atletico do shesë dyshen Saul Niguez dhe Hector Herrera gjatë verës dhe Ziyech është në listën e përforcimeve.

Ziyech kaloi te Chelsea verën e kaluar, por shkaku i lëndimeve e humbi formën dhe pozitën në formacionin bazë të trajnerit Thomas Tuchel.

Atletico ka disa kontakte me “Blutë” dhe do jenë të hapur ta blejnë për 30 milionë euro.

Sidoqoftë, klubi londinez kishte paguar 40 milionë euro vitin e kaluar, andaj nuk dihet nëse do pranojnë shitjen nën këtë vlerë./Lajmi.net/