Zinchnko pritet të rikthehet për ndeshjen e radhës
Oleksandr Zinchenko pritet të rikthehet në aksion me Arsenalin. Zinchenko ka munguar për Arsenalin që kur pësoi një lëndim në derbin e veriut të Londrës kundër Tottenhamit në fillim të tetorit. Ukrainasi është paraqitur vetëm në gjashtë ndeshje gjatë gjithë sezonit pas disa pengesave të lëndimeve, por Arteta dha një përditësim pozitiv përpara udhëtimit të…

Sport
Oleksandr Zinchenko pritet të rikthehet në aksion me Arsenalin.
Zinchenko ka munguar për Arsenalin që kur pësoi një lëndim në derbin e veriut të Londrës kundër Tottenhamit në fillim të tetorit.
Ukrainasi është paraqitur vetëm në gjashtë ndeshje gjatë gjithë sezonit pas disa pengesave të lëndimeve, por Arteta dha një përditësim pozitiv përpara udhëtimit të Arsenalit në Southampton.
“Unë mendoj se ai është shumë afër [për t’u rikthyer],” tha Arteta në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Ai po bëhet gjithnjë e më i mirë dhe po përparon shumë mirë. Ai pati një pengesë në atë dëmtim që pati në fillim të sezonit që është turp, por duke e ditur Oleks ai do të kthehet shumë shpejt”, vazhdoi spanjolli.
Kur u pyet për një rikthim të mundshëm këtë fundjavë, Arteta thjesht u përgjigj: “Nuk mund t’ju them. [duke buzëqeshur]”.
Arsenali do luajë në udhëtim te Southampton të dielën, me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/