Zinchenko njofton largimin nga Manchester City

Oleksandr Zinchenko së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Arsenalit. Manchester City dhe Arsenal kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit ukrainas, Zinchenko drejt ‘Emirates’, transmeton lajmi.net. Zyrtarizimi i tij te ‘Topçinjtë’ ende nuk ka ndodhur, por është vetë lojtari që ka njoftuar largimin nga ‘Etihad’. Me anë të një postimi në…

Sport

22/07/2022 18:48

Oleksandr Zinchenko së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Arsenalit.

Manchester City dhe Arsenal kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit ukrainas, Zinchenko drejt ‘Emirates’, transmeton lajmi.net.

Zyrtarizimi i tij te ‘Topçinjtë’ ende nuk ka ndodhur, por është vetë lojtari që ka njoftuar largimin nga ‘Etihad’.

Me anë të një postimi në faqen e tij, ukrainasi zyrtarisht njoftoi se do të largohet nga Manachester City.

“Përgjithmonë në zemrën time”, tha Zinchenko.

Mbetet të shihet se kur do të ndodhë zyrtarizimi i tij te ‘Topçinjtë’./Lajmi.net/