Zidane u përplas me lojtarët në zhveshtore pas ndeshjes me Las Palmas
Përfundimi i ndeshjes Real Madrid – Las Palmas nuk ka qenë i lehtë për trajnerin Zinedine Zidane.

Sport
Mediet në Spanjë raportojnë për një zënkë të teknikut francez me lojtarët në zhveshtore, pas barazimit 3:3 me Las Palmas në ‘Santiago Bernabeu’.
Zidane është kritikuar për lojën e aplikuar ndaj Las Palmas, dhe për lënien jashtë të Luka Modric dhe Casmiro, dy lojtarë shumë të rëndësishëm për mesfushën, të cilët mbajnë në kontroll topin dhe organizojnë lojën e Realit.
Modric nuk është inkuadruar fare as në pjesën e dytë, ndërsa Casmiro nuk është ftuar për këtë ndeshje.
Isco, Kroos dhe Kovacic ishin në mesfushën e Realit në ndeshjen ndaj Las Palmas./Lajmi.net/