Zidane: Ky ekip mund ta fitojë Ligën e Kampionëve
Zinedine Zidane ka thënë se skuadra e tij prapë ka shanse të shpallet kampione e Evropës.

Sport
Zinedine Zidane beson se Real Madrid mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Trajneri francez ka thënë se skuadra e tij prapë ka shanse të shpallet kampione e Evropës, përkundër krizës së rezultateve negative në La Ligë dhe eliminimit nga Copa del Rey.
“Real Madrid mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”, u shpreh Zidane në konferencë për media, para Valencias në La Ligë, përcjell “lajmi.net”.
“Los Blancos” janë mysafir të Valencias sot me fillim nga ora 16:15. /Lajmi.net/