Zidane: Jam i bindur se do kemi ndeshje të mirë, nuk e mendoj të ardhmen

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Borussia Monchengladbachut.

Sport

08/12/2020 14:04

“Los Blancos” iu nevojitet fitorja që të kualifikohen në raundin tjetër dhe barazimi në rast që Interi fiton ndaj Shakhtarit, transmeton lajmi.net.

Por, tekniku francez theksoi se duan të kualifikohen si lider i grupit.

“Duam tri pikë nesër dhe të përfundojmë si lider i grupit. Jam i bindur se do kemi ndeshje të mirë”, tha fillimisht ai.

Tutje, Zidane theksoi se nuk është duke menduar për të ardhmen ngase vendimi i takon klubit.

“Klubi do të bëj çfarë duhet, nuk mendoj për këtë. Jam duke menduar për ndeshjen e radhës, që t’ia dalim mirë dhe të marrin tri pikë”, përfundoi ai.

Në këtë ndeshje mungojnë lojtarët si Martin Odegaard, Fede Valverde dhe Luka Jovic, ndërsa do kthehen Dani Carvajal dhe Sergio Ramos./Lajmi.net/