Zidane: Anash penalltisë, merituam fitoren

Zinedine Zidane është i bindur se skuadra e tij meritoi fitoren në ‘El Clasico’.

Sport

24/10/2020 20:40

Real Madrid kanë mposhtur Barcelonën 1:3, duke marrë tri pikë të mëdha në ‘El Clasico’.

Takimi mbeti nën hijen e debateve për penalltinë e akorduar, e cila u kontestua nga shumë njerëz.

Përkundër kësaj, Zinedine Zidane vazhdon të besojë se skuadra e tij meritoi fitoren në këtë takim, pavarësisht penalltisë.

“Bëmë një lojë të mirë kundër një kundërshtari që luan hapur. Jam i lumtur për lojtarët dhe lojën e mirë”, ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.

“Gjyqtari shkoi për të parë rastin dhe vendosi për penallti. Nuk flas për gjyqtarët. Përkundër kësaj, mendoj se merituam fitoren”, ishin fjalët e Zizou.

Real Madrid tashmë shkëputet edhe më shumë nga Barcelona, duke bërë që kriza në ‘Camp Nou’ të thellohet gjithnjë e më shumë. /Lajmi.net/