​Ziadeh kërkon hetim gjithëpërfshirës për sulmin terrorist në Banjska

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka prezantuar raportin për situatën në Kosovë, duke thënë se situata në veri “është ende e brishtë,” teksa kërkoi një hetim gjithëpërfshirës për sulmin terrorist në Banjska më 23 shtator 2023, duke e quajtur atë “të papranueshme” dhe një “incident të rëndë sigurie”. Ziadeh paralajmëroi “rrezikun” që paraqet paralajmërimi për…

Lajme

30/10/2024 17:18

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka prezantuar raportin për situatën në Kosovë, duke thënë se situata në veri “është ende e brishtë,” teksa kërkoi një hetim gjithëpërfshirës për sulmin terrorist në Banjska më 23 shtator 2023, duke e quajtur atë “të papranueshme” dhe një “incident të rëndë sigurie”.

Ziadeh paralajmëroi “rrezikun” që paraqet paralajmërimi për hapjen e urës në Mitrovicë për vetura, si dhe për një sërë veprimesh të policisë së Kosovës, të cilat po hetohen për përdorim të tepruar të forcës.

“Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri reduktuan mundësinë e komuniteteve pakicë, para së gjithash serbëve, për të pasur qasje në nevojat themelore, duke përfshirë shëndetin dhe arsimin,” tha ajo.