Zhytësi që qetëson peshkaqenët me një prekje të dorës

Pierrick Seybald pa ndonjë frikë iu afrohet njërit ndër grabitqarëve më të mëdhenj të natyrës ujore.

Fun

13/08/2019 15:37

Faktikisht, 34-vjeçari gjatë tërë jetës së tij ka jetuar nën ujërat e thellë të Polinezisë Franceze, krahas krijesave të frikshme të njohura si peshkaqenët tigër, transmeton lajmi.net.

Të emërtuara pas vijave të errëta dhe vertikale, peshkaqenët tigër janë grabitqarë të mëdhenj, të cilët njihen si ngrënësit më të mëdhenj të njerëzve.

Por, siç edhe National Geographic thotë, për shkak se krijesat nuk kanë ndonjë shije dalluese, peshkaqeni ka më të ngjarë të mos e lëshojë ndonjë krijesë në rast se e kafshon.

Pavarësisht rrezikshmërisë, Seybald arrin që me një prekje dore të qetësojë ata dhe me njëfarë forme t’i hipnotizojë.

Megjithëse nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me marifetin, atij i janë publikuar video dhe fotografi të ndryshme përgjatë momenteve kur e ka aplikuar ndaj predatorëve.

Ndiqini ato më poshtë. /Lajmi.net/