Zhvishen vajzat e Eddie Murphy
Ai është baba i shtatë fëmijëve me katër gra të ndryshme. Dhe, dy nga vajzat e Eddie Murphy – Bria, 24 e Shayne, 19 – kanë vendosur të zhvishen, për një set fotografik këtë javë. Modelet e reja amerikane i kanë postuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, duke i shfaqur trupat e përkryer, gjatë…

ShowBiz
Ai është baba i shtatë fëmijëve me katër gra të ndryshme. Dhe, dy nga vajzat e Eddie Murphy – Bria, 24 e Shayne, 19 – kanë vendosur të zhvishen, për një set fotografik këtë javë.
Modelet e reja amerikane i kanë postuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, duke i shfaqur trupat e përkryer, gjatë fotografive që i bënë për fotografin iamEpic nga Hollywoodi.
Bria, me flokë kaçurrele, dukej mjaft joshëse me të brendshme të bardha, kurse Shayne, me flokë të drejtë, kishte veshur të brendshme të zeza, duke u dukur po ashtu mjaft tërheqëse. Gjithashtu, motra e madhe e zbuloi edhe tatuazhin e saj, afër gjoksit.