Zhvillime interesante në ShBA: Trump shkarkon sekretaren e Sigurisë Kombëtare, emërohet senatori Mullin në krye të departamentit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të shkarkojë sekretaren e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm në kabinetin e tij. Vendimin Trump e bëri të ditur përmes një postimi në platformën sociale Truth Social, ku njoftoi se në krye të departamentit do të emërohet senatori republikan…
Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të shkarkojë sekretaren e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm në kabinetin e tij.
Vendimin Trump e bëri të ditur përmes një postimi në platformën sociale Truth Social, ku njoftoi se në krye të departamentit do të emërohet senatori republikan nga Oklahoma, Markwayne Mullin. Mullin pritet të marrë detyrën më 31 mars, transmeton lajmi.net.
Largimi i Noem vjen pas një periudhe të trazuar politike, gjatë së cilës ajo u përball me kritika të shumta nga senatorë të të dyja partive mbi politikat e emigracionit dhe mbi një fushatë reklamuese prej rreth 200 milionë dollarësh të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën ajo ishte pjesë e promovimit.
Megjithatë, presidenti ka njoftuar se Noem nuk do të largohet plotësisht nga administrata. Ajo do të marrë një rol të ri si e dërguar speciale për iniciativën e sigurisë në hemisferën perëndimore, të quajtur “The Shield of the Americas”.
Ky është një nga ndryshimet më të mëdha në kabinetin e Trump gjatë mandatit të tij të dytë dhe tregon përfshirjen e administratës në reformimin e strukturave të sigurisë kombëtare./lajmi.net/