Zhgënjimi i demokratëve pas debatit me Trump, kush mund të zëvendësojë Joe Biden
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden është vënë në qendër të kritikave për shkak të performancës së dobët në debatin përballë Donad Trump. Kundërshtarët brenda Partisë Demokratike po kërkojnë emra alternative të cilët mund ta zëvendësojnë atë për garën presidenciale për Shtëpinë e Bardhë. Përplasjet verbale të Bidenit dhe përgjigjet herë pas here dredhuese…
Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden është vënë në qendër të kritikave për shkak të performancës së dobët në debatin përballë Donad Trump. Kundërshtarët brenda Partisë Demokratike po kërkojnë emra alternative të cilët mund ta zëvendësojnë atë për garën presidenciale për Shtëpinë e Bardhë.
Përplasjet verbale të Bidenit dhe përgjigjet herë pas here dredhuese në debat rritën shqetësimet e votuesve se presidenti aktual 81-vjeçar mund të mos ishte i përshtatshëm për të shërbyer një mandat tjetër katërvjeçar.
Përfaqësuesi demokrat Jim McGovern u tha gazetarëve se: “Do t’ju gënjeja nëse do t’ju thoja se mendoja se ishte një debat i madh“. I pyetur nëse ka ardhur koha që partia të shqyrtojë një kandidat tjetër, ai u përgjigj se: “Nuk kam arritur ende në ndonjë përfundim”.
Por për drejtuesin e fushatës së Joe Biden, Mitch Landrieu, pak gjasa ka që Biden të tërhiqet nga nominimi. Sipas tij, Biden është kandidati potencial për fitoret e nëntorit.
“Ky diskutim ka dy vite që është bërë. Nuk ka gjasa të ndodhë përsëri. Ka akoma edhe katër muaj që nga fushata elektorale dhe nuk mendoj se do të ketë ndryshime. Joe Bidne do të jetë kandidati i nominuar për në Shtëpinë e Bardhë. Dhe zgjedhja do të jetë midis personit që mndon për vendin dhe njerëzit dhe personit që e ndau këtë vend në dy pjesë. Biden do të jetë në Karolinën e Veriut për fushatë dhe siç e dini, ai ka bërë fushatë në të gjitrah shtetet”, tha Mitch Landrieu, drejtues i fushatës së Joe Biden.
Nuk ka asnjë mekanizëm formal për ta zëvendësuar Biden si kandidatin e supozuar dhe një veprim i tillë do të ishte hera e parë që një parti politike amerikane do të tentonte ta bëjë këtë në kohët moderne. Opsioni i vetëm do të ishte që Biden të pranonte të tërhiqej dhe të lejonte delegatët që fitoi në zgjedhjet paraprake, të zgjedhin dikë tjetër. Megjithatë mediat ndërkombëtare rendisin pesë kandidatë potencial për të zëvendësuar Biden.
Zgjedhja më e dukshme do të ishte zëvendëspresidentja, Kamala Harris, por në sondazhe renditet shumë dobët. Tjetër kandidat është guvernatori 56-vjeçar i Kalifornisë, Gavin Newsom, por ai vetë e ka hedhur poshtë këtë opsion. Guvernatori 59-vjeçar i Illinois, JB Pritzker, Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer dhe 71 vjeçari Sherrod Brown.
Pavarësisht performancës së dobët të Presidentit Biden, ka pasur disa spekulime se ai mund të shmangë një debat tjetër. Por stafi elektoral i Joe Biden e ka hedhur poshtë ketë fakt. Brime për CNN, theksojnë se presidenti mbetet i përkushtuar për të marrë pjesë në debatin e dytë me Trump. Të dy janë planifikuar të dalin në skenën e debatit më 10 shtator. Ai do të organizohet nga ABC News.