Zhgënjen Haxhi Krasniqi, e humb titullin e kampionit të Evropës

Edhe pse ishte favorit, Haxhi Robin Krasniqi është mposhtur nga Stefan Hartel në duelin e zhvilluar për titullin e kampionit evropian, në kategorinë e mesme.

Sport

11/05/2019 23:47

Dueli ndërmjet Krasniqit dhe Härtelit ishte shtyrë nga nëntori i vitit të kaluar, sepse ky i fundit nuk ishte i gatshëm për tu përballur, për shkaqe shëndetësore.

Por Krasniqi e nisi mirë meçin e sontëm, por në raundet në vazhdim ai nuk u tregua mjaft vigjilent, sidomos pasi edhe shpenzoi energji të shumta në fillim, shkruan lajmi.net.

Hartel dukej jashtëzakonisht i përgatitur dhe kësisoj me një teknikë fantastike, triumfoi përballë boksierit kosovar me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve.

Haxhi Krasniqi e humb titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU), dhe tashmë ‘rripi’ i takon Hartel.

Gjermani tashmë fiton 18 nga 19 ndeshjet profesioniste, ndërsa Krasniqi pëson humbjen e pestë, derisa ka 49 fitore. /Lajmi.net/