Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Chelsea

Edon Zhegrova është grumbulluar me skuadrën e Lille, për ndeshjen ndaj Chelsea.

Sport

21/02/2022 21:02

Lojtari i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova mund të bëjë nesër paraqitjen më të rëndësishme në karrierën e tij.

Anësori kosovar është ftuar te skuadra e Lille për ndeshjen ndaj Chelsea, përcjell lajmi.net.

Faqja zyrtare e Lille ka publikuar listën e lojtarëve, ku shihet edhe emri i lojtarit kosovar.

Zhegrova pati 10 minuta në fundjavë me skuadrën e Lille, ku për fat të keq u ndëshkua me dy kartonë të verdhë (një i kuq).

Zhegrova mund të bëjë nesër debutimin e tij në Champions League me skuadrën e Lille, ndaj kampionëve në fuqi, Chelsea. /Lajmi.net/