Zhegrova: Edi Rama më ndihmoi me pasaportën shqiptare – mund t’i dhuroj fanellën e parë të Juventusit
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili së fundmi është transferuar te Juventus, ka mbajtur sot konferencën e parë për media, ku ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për ndihmën në pajisjen e pasaportës shqiptare. Zhegrova theksoi se përmes këtij gjesti, ai ndjen se përfaqëson gjithë shqiptarët në një prej klubeve më…

Sport
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili së fundmi është transferuar te Juventus, ka mbajtur sot konferencën e parë për media, ku ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për ndihmën në pajisjen e pasaportës shqiptare.
Zhegrova theksoi se përmes këtij gjesti, ai ndjen se përfaqëson gjithë shqiptarët në një prej klubeve më të mëdha të Italisë dhe Evropës, raporton lajmi.net
“Edi Rama më ka ndihmuar duke më dhënë pasaportën shqiptare. Unë në Juventus i përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Atij ka mundësi t’ia dhuroj fanellën e parë”, u shpreh Zhegrova./Lami.net/