Zhduket një 24-vjeçare nga Skenderaj

Një 24 vjeçare është zhdukur që 3 ditë nga Skenderaj dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e saj.

Lajme

19/10/2020 23:18

Rastin e ka paraqitur në Facebook, Ridvan Tahiri, i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të deklaruar si të zhdukur.

Po ashtu për këtë rast është njoftuar edhe Polica e Kosovës.

“Rasti qenka raportuar sonte rreth orës 20:00, nga familjarët e saj. Qenka raportuar në Stacionin Policor të Skenderajt, nga ana e familjarve të saj. Rasti i 24 vjeçares, është inicuar si person i zhdukur. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ndërsa, Ridvan Tahiri ka kërkuar mobilizim për gjetjen e 24-vjeçares.

Postim i plotë i Ridvan Tahirit pa ndërhyrje të redaksisë: 

Vemendje!

Person i zhdukur.
Emri mbiemri: Egzona Islam Ferati
Gjinia :Femer
Data e lindjes:23/02/1994
Gjatsia:160 cm
Pesha:60 kg
Vendlindja: F. Qirez Komuna Skenderaj
Gjendja fizike: E mir
Gjendja Psiqike: E rekomanduar mir nga Doktoret.

Deklerata familjare:Me16/10/2020 reth ores 07 mengjes ka dal nga shtepia dhe nuk dihet asgje per vendodhjen e saj.
Personi ne fjal ka dal edhe nje her,eshte gjetur ne nje pyll afer shtepis.
Sipas familjarve vajza eshte e pushtuar nga ,,Xhinet”( djalli ) ne termin fetar.

Vullnetaret dhe grupi i kerkim shpetimit e pranojn kete rast per shqyrtim.
Kerkojm mobilizim te Vullnetarve. /Lajmi.net/