Zharku pjesë e jurisë së ‘Antalya Film Festival’
Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku është ftuar që të jetë pjesë e panelit të jurisë në edicionin e 53-të të festivalit ndërkombëtar të filmit ‘Antalya Film Festival’
ShowBiz
Zharku do të jetë konkretisht pjesë e jurisë së Antalya Film Forum, e cila merret me kooproduksion dhe zhvillim të projekteve të filmike.
Sipas kësaj komunikate, juria e këtij festivali do të përbëhet nga 3 anëtarë, të cilët bashkë me Arben Zharkun do të vlerësojnë dhe zgjedhin projektet fituese për zhvillim të filmit të metrazhit të gjatë artistik. Nga dhjetë projekte të cilat janë në konkurrencë, dy nga ta do të fitojnë. Çmimi për fituesit do të jetë 10 mijë euro.
Antalya Film Festival për herë të parë është organizuar në vitin 1963 dhe është prej më të rëndësishmëve në Evropë dhe Azi. Në vitet e kaluara ka pasur mysafirë si: Adrien Brody, Kevin Spacey, Bo Derek, John Irvin etj.