Nurije Sylaj nuk ndihet fajtore për vr*sjen e Arlindës: Djali e ka kry, unë jo
Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, është larguar me pranga në duar nga Gjykata Themelore në Pejë, pas përfundimit të procedurave gjyqësore. Ajo është shoqëruar nga zyrtarët policorë, ndërsa në momentin e daljes nga gjykata ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për mediat lidhur me rastin që po hetohet. E pyetur për përgjegjësinë lidhur…
Lajme
Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, është larguar me pranga në duar nga Gjykata Themelore në Pejë, pas përfundimit të procedurave gjyqësore.
Ajo është shoqëruar nga zyrtarët policorë, ndërsa në momentin e daljes nga gjykata ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për mediat lidhur me rastin që po hetohet.
E pyetur për përgjegjësinë lidhur me ngjarjen tragjike, Sylaj ka thënë: “Ndihna kush është fajtor, unë jo. Djali e ka kry.”, tha ajo për indeksonline.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur ndaj saj janë ngritur dyshime për veprimet dhe deklarimet e bëra lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Sipas dyshimeve të organeve të hetuesisë, Nurije Sylaj ka qenë e pranishme në shtëpi në momentin kur djali i saj, Albert Sylaj, dyshohet se e sulmoi me sëpatë Arlindën. Ajo dyshohet se nuk ka ndërhyrë për ta parandaluar apo ndërprerë sulmin.
Po ashtu, dyshimet ndaj saj lidhen edhe me deklaratën e dhënë pas ngjarjes, ku pretendohet se ka paraqitur rrethana që nuk përputhen me provat e mbledhura nga hetuesit.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës. Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë./lajmi.net/