Zgjodhi të dashurën në vend të shokut, ky është justifikimi i Dagz pse u kthye në BBV pa Pm-in

Dagz sot është i ftuar në Fan Club.

ShowBiz

23/01/2022 13:05

Dj kosovar i cili u bë pjesë e Big Brother Vip për dy muaj ka treguar në detaje aventurën e tij në formatin më të shikuar nga shqiptarët, shkruan lajmi.net.

Ai ka ritheksuar raportet me gjithë banorët si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë.

Dagz ka pasur përplasje të fortë me Ilirin për shkak të kombësisë, u ‘tradhëtua’ nga Donaldi që shkaktoi eliminimin e tij si dhe u kthyer pa Pm-in herën e parë kur u eliminuan të dy.

Në studio nuk i shpëtoi as kësaj pyetje për Pm ku Dagz u kthye në shtëpi për shkak të Einxhel duke u cilësuar nga publiku si shok ‘tradhëtar’.

Ai tha se nëse nuk do kishte një konfirmim nga Pm i cili i tha vazhdoje lojën nuk do ta bënte, duke nënkuptuar se kjo ka ndodh me marrëveshje mes dy shokëve./Lajmi.net/