Zgjedhjet në PE/ Sondazhet e para nxjerrin një rritje të pjesëmarrjes së votuesve në Evropën Lindore

Të dhënat e para në lidhje me zgjedhjet evropiane në Evropën lindore tregojnë një rritje të pjesëmarrësve në votim në raport me zgjedhjet e mëparshme.

Bota

26/05/2019 17:43

Në Hungari, 17,2% kishin votuar deri në orën 10:00, në krahasim me vetëm 11,5% pesë vite më parë.

Edhe rumunët kishin rritur pjesëmarrjen këtë herë, ku 19,7% kishin votuar deri në orën 13:00 në krahasim me 12,4% që ishte në vitin 2014.

Vëzhguesit në Sllovaki parashikojnë një pjesëmarrje deri në 20%, ndonëse e ulët, është më e lartë se sa 13% që ishte në vitin 2014. Në këtë vend u regjistrua pjesëmarrja më e ulët nga çdo vend tjetër në Evropën Lindore që prej bashkimit të vendit me Unionin në vitin 2004.

Niveli i votimit mes 3,8 milionë votuesve kroatë ishte 9,9% deri në orën 11:30, rreth 2% më shumë se sa të njëjtën periudhë në vitin 2014. Një trend i lehtë në rritje u regjistrua edhe në Qipro.

E njëjta situatë edhe në Slloveni, ku pjesëmarrja e votuesve ishte 8,9% deri në orën 11:00, ndërkohë që ishte vetëm 8,3% në vitin 2014. /Medial