Zgjedhjet lokale pa ndryshime në ligj, votimi si më parë
Po afrohet koha kur partitë politike nisin fushatën paraelektorale për zgjedhjet lokale që mbahen më 12 tetor. Meqë ligji për Zgjedhjet Lokale nuk i është nënshtruar reformës zgjedhore ashtu siç ka ndodhur me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, disa çështje që janë të përcaktuara në këtë ligj, mbesin të njëjta, si në zgjedhjet e kaluara.…

Lajme
Po afrohet koha kur partitë politike nisin fushatën paraelektorale për zgjedhjet lokale që mbahen më 12 tetor.
Meqë ligji për Zgjedhjet Lokale nuk i është nënshtruar reformës zgjedhore ashtu siç ka ndodhur me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, disa çështje që janë të përcaktuara në këtë ligj, mbesin të njëjta, si në zgjedhjet e kaluara. Por, ka edhe çështje që kanë qenë të rregulluara vetëm me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe që do të vlejnë edhe për Zgjedhjet Lokale.
Ligji për Zgjedhjet Lokale nuk i është nënshtruar reformës zgjedhore ashtu siç ka ndodhur me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, prandaj disa çështje që janë të përcaktuara në këtë ligj, mbesin të njëjta, si në zgjedhjet e kaluara.
Por, ka edhe çështje që kanë qenë të rregulluara vetëm me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe që do të vlejnë edhe për Zgjedhjet Lokale. Detajet i ndjekim në kroniken në vazhdim. Zgjedhja e kryetarëve të komunave dhe anëtarëve të Kuvendeve Komunale, nuk ka ndryshuar aspak nga proceset e kaluara zgjedhore që janë mbajtur në Kosovë. Kështu, edhe mënyra e votimit në zgjedhjet për kryetar komune dhe për kuvende komunale do të mbetët e njëjtë që nga viti 2008 kur kishte hyrë në fuqi Ligji për Zgjedhjet Lokale.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar se kjo ndodhë për shkak se Ligji për Zgjedhjet Lokale nuk i është nënshtruar reformës zgjedhore, siç ka ndodhur me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në vitin 2023, dhe rrjedhimisht disa çështje mbesin të njëjta.
“Mënyra e votimit dhe zgjedhjes së Kryetarit të Komunës është e njetë, si në zgjedhjet e mëhershme. Secili Kryetar i Komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e komunës ku janë të regjistruar. Në fletëvotim, votuesi duhet të votojë vetëm njërin nga kandidatët për Kryetar të Komunës. Kandidati zgjidhet Kryetar i Komunës nëse fiton 50%, +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet raundi i dytë mes dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Kandidati i cili fiton shumicën e votave në rrethin e dytë zgjidhet Kryetar i Komunës”, tha ai.
Sipas tij, edhe mënyra e votimit në zgjedhje për Kuvende Komunale ka mbetur e njëjtë.
“Edhe mënyra e votimit në zgjedhjet për Kuvende Komunale ka mbetur e njëjtë, si në zgjedhjet e kaluara lokale. Pra, në anën e majtë të fletëvotimit votuesi voton vetëm një subjekt politik dhe në anën e djathtë të fletëvomit, votuesi mund të votojë vetëm për një kandidat nga lista e kandidatëve të atij subjekti politik. Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, vota për subjektin e politik konsiderohet si votë për kandidatin e parë apo bartësin e listës të atij subjekti politik”, tha ai.
Ndryshe nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në Zgjedhjet Lokale, votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme specifikon se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këtë lloj zgjedhjesh. Zgjedhjet për Kuvendet Komunale janë të të 8-tat me radhë, ndërkaq të 6-tat për Kryetarë të Komunave.