Të Infektuar: 71.908

Të Shëruar: 61.394

Të Vdekur: 1.634

Zgjedhjet e pengojnë rimëkëmbjen ekonomike, kërkohet zbatim i MSA-së

14:48 | 7 Janar 2021

Mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në këtë periudhë nuk po e sheh të arsyeshme, Emrush Ujkani, nga Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE).

Ai tha që mbajtja e zgjedhjeve është një barrë shtesë, ngase sipas tij, fokusi nuk duhet të ishin zgjedhjet, por rimëkëmbja ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë.

“Në krejt këtë katrahurë, është e pakuptimtë mbajtja e zgjedhjeve, por  nëse Qeveria e kaluar nuk i ka kryer detyrat e veta ndoshta kjo është alternativa më e mirë”.

“Në vend që të shikojmë rimëkëmbjen ekonomike ne tash duhet të vazhdojmë tek fushatat elektorale”.

Mes tjerash Ujkani shpreson që Qeveria e re të punojë sa i përket miratimit të ligjeve sidomos në fushën e rimëkëmbjes ekonomike.

“Le të vijë cilado parti, por vetëm le të punoj në të mirë të vendit”.

Sipas tij, Qeveria e re do jetë aktive dhe të rishikojë të gjithë politika mbi investimet e huaja duke ndërmarr hapat të shpejtë edhe në zbatimin e MSA-së.

“E para dhe shumë e rëndësishme është zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbjen ekonomike, pra duhet të krijohet ajo infrastruktura e zbatimit të ligjit, të shfrytëzohen instrumentet e ndryshme financiare që të jenë në funksion të sektorit privat dhe në raport me investimet  e huaja të synohet që të zbatohen Marrëveshja e Stabilizim Asociim (MSA)”, tha ai për Ekonomiaonline.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 14 shkurt, pas Gjykata Kushtuese morri vendim për rrëzimin e Qeverisë Hoti, për shkak të kontestimit të votës së deputetit Etem Arifi.

Gjatë së mërkurës u.d e presidentes Vjosa Osmani morri vendim për datën e zgjedhjeve.