Zgjedhjet e 9 shkurtit, këta pritet të jenë deputetët e Kuvendit të Kosovës

Me 9 shkurt 2025 janë mbajtur zgjedhjet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, ku partia me më së shumti vota ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 40.9%. Pas saj Partia Demokratike e Kosovës me 22.04%, Lidhja Demokratike me 17.64% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7,46%. Bazuar në këto përqindje, LVV do të përfaqësohet në Kuvend…

Lajme

05/03/2025 16:46

Me 9 shkurt 2025 janë mbajtur zgjedhjet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, ku partia me më së shumti vota ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 40.9%.

Pas saj Partia Demokratike e Kosovës me 22.04%, Lidhja Demokratike me 17.64% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7,46%.

Bazuar në këto përqindje, LVV do të përfaqësohet në Kuvend me 48 deputetë, PDK me 24, LDK me 20 dhe AAK me 8 sosh, shkruan lajmi.net.

Eugen Cakolli nga IKD ka publikuar emrat e deputetëve që pritet të jenë në Kuvendin e Kosovës në këtë legjislaturë.

Ai ka thënë se votat që kanë mbetur pa u numëruar nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim.

“Pavarësisht diferencave relativisht të vogla mes disa kandidatëve, me ndryshime minimale, kjo pritet të jetë përbërja e grupeve parlamentare të subjekteve politike që kanë siguruar mandate – përfshirë edhe subjektet politike të komuniteteve jo-shumicë”, ka shkruar Cakolli.

Lista e deputetëve të LVV-së:

Lista e deputetëve të PDK-së:

Lista e deputetëve të LDK-së:

Lista e deputetëve të AAK-së:

Lista e deputetëve nga komunitetet: