Zgjedhje të qeta
Delegacioni i Parlamentit Europian pret që zgjedhjet e 3 nëntorit të karakterizohen me një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve dhe që ato të jenë zgjedhje pa ngjarje dramatike. Kreu i këtij delegacioni, Eduart Kukan, thotë se EULEX’i i duhet ende Kosovës.

Lajme
Udhëheqësi i Delegacionit të Parlamentit Europian, Eduard Kukan, deklaroi në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, se pret që zgjedhjet 3 nëntorit të jenë të lira, fer e demokratike.
Kukan tha, po ashtu, se pret një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje.
“Ne shpresojmë që këto zgjedhje të jenë të ndershme, të rregullta, demokratike”.
“Të jenë zgjedhje me pjesëmarrje të lartë të njerëzve dhe po ashtu që do të jenë zgjedhje pa ngjarje dramatike”.
“Parlamenti Europian shpreson se mbarëvajtja e këtyre zgjedhjeve të jetë pozitive dhe kështu do të mundësonte vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd, i cili deri më tash ka sjell rezultate pozitive, një marrëveshje por ajo që është e rëndësishme duhet zbatimi i tyre në praktikë”.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha gjithashtu se pret që rezultati i zgjedhjeve të jetë vullneti i qytetarëve.
“Ne gjithnjë dëshirojmë të mendojmë pozitivisht dhe nuk duam të paragjykojmë se si do të jenë ato zgjedhje”.
“Sigurisht se dëshira dhe vullneti ynë është që këto zgjedhje për qytetarët e Kosovës të jenë të lira, fer dhe t’i plotësojnë standardet që duhet t’i plotësojë vendi ynë”.
“Unë pres zgjedhje të lira dhe pres që rezultati përfundimtar të jetë vullneti i qytetarëve”.
Eduard Kukan ka folur edhe për praninë e EULEX’it në Kosovë. Ai tha se ky mision i duhet ende Kosovës.
“Po, ju në Kosovë keni nevojë për EULEX’in, që ta luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar në mënyrë efikase”.
“Ne bëmë një takim me shefin e këtij misioni, z. Borxhard dhe e pyetëm se si mund të rritet efikasiteti i EULEX’it. Madje, mund të themi se në institucionet e BE’së thuhet dhe është ideja se misioni duhet të vazhdojë dhe ka pasur një raport dhe e kemi diskutuar atë gjerësisht dhe në mënyrë realiste. Mund të them se raporti ishte me pozitivitet”.
“Ne po vërejmë disa ndryshime pozitive në strukturën e EULEX’it dhe një qasje me pozitive në punën e tij. Unë jam i thirrur që EULEX’i do ta vërtetojë këtë dhe popullsia nuk është se është tërësisht entuziaste për këtë, por jam i sigurt së në të ardhmen EULEX’i do t’ju bindë me punën e vet”.