Haziri për Osmanin: Emri i saj nuk është pengesë për marrëveshje dhe stabilitet politik

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha për Vjosa Osmanin se “emri i saj nuk është problem për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë vendit stabilitet”. “Ju siguroj edhe sot që vetë ajo ka konfirmu që nuk është asnjëherë emri i saj problem për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë vendit stabilitet dhe normalitet”,…

Lajme

17/06/2026 23:50

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha për Vjosa Osmanin se “emri i saj nuk është problem për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë vendit stabilitet”.

“Ju siguroj edhe sot që vetë ajo ka konfirmu që nuk është asnjëherë emri i saj problem për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë vendit stabilitet dhe normalitet”, tha Haziri në T7.

I pyetur nëse Osmani tërhiqet për t’u arritur një marrëveshje, ai tha:

“Natyrisht që ne në bisedime hyjmë me emra konkret për çdo pozicion, nuk ka nevojë me u tërheq edhe pa u ftuar…”.