Shala: Kurti s’do marrëveshje, ai do nënshtrim ose zgjedhje të reja

Opinionisti Azren Shala ka deklaruar se vendi mund t’i shmangë zgjedhjet e reja vetëm nëse partitë opozitare vendosin të mbështesin pa kushte kryeministrin Albin Kurti. Ai sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se, sipas vlerësimit të tij, Kurti nuk është i interesuar për arritjen e një marrëveshjeje politike. “Zgjedhjet shmangen nëse këto parti…

Lajme

17/06/2026 23:33

Opinionisti Azren Shala ka deklaruar se vendi mund t’i shmangë zgjedhjet e reja vetëm nëse partitë opozitare vendosin të mbështesin pa kushte kryeministrin Albin Kurti.

Ai sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se, sipas vlerësimit të tij, Kurti nuk është i interesuar për arritjen e një marrëveshjeje politike.

“Zgjedhjet shmangen nëse këto parti kanë vendosur me iu nënshtruar Kurtit. Nënshtrim, nëse ia votojnë pa asnjë kusht, prej qeverisë deri te presidenca.Qeverinë s’ka nevojë me ia votu, Kurti po e bën të pamundur që këta mos me votuar pro Kurtit në cilindo hap që ka me u konsultuar Kuvendi. Duke iu referuar edhe linçimeve publike që po bëhen, kjo luftë publike po vazhdon. Pra, Kurti nuk po do marrëveshje”, deklaroi ai.
Sipas Shalës, kryeministri në detyrë po synon vetëm dy skenarë, duke kërkuar ose nënshkrim, ose mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Kurti po do ose nënshtrim, ose zgjedhje të reja. Prandaj, në leximin tim, këto zgjedhje të ardhshme shmangen veç nëse partitë opozitare e kanë ndërmend. E nëse po më pyet mua çfarë është dashur me bërë partitë opozitare, në leximin tim, unë e mendoj që partitë opozitare në asnjë variant, edhe me koston që shkojmë në zgjedhje të reja, nuk duhet me bashkëpunuar me Kurtin”, tha ai.