Zgjedhja e Presidentit, Lushaku: S’kemi refuzuar asnjë emër, vetëm kemi kërkuar kandidat konsensual
Lëvizja Vetëvendosje, disa herë e ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se nuk e ka propozuar asnjë kandidat për President. Kjo temë mjaft me rëndësi, dekreti i Presidentes Vjosa Osmani, shpërndarja e Kuvendit por edhe shumë tema tjera me rëndësi u diskutuan sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova me deputeten e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriun.…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje, disa herë e ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se nuk e ka propozuar asnjë kandidat për President.
Kjo temë mjaft me rëndësi, dekreti i Presidentes Vjosa Osmani, shpërndarja e Kuvendit por edhe shumë tema tjera me rëndësi u diskutuan sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova me deputeten e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriun.
Ajo deklaroi se subjekti që përfaqëson nuk ka refuzuar asnjë emër të përveçëm, vetëm se kanë kërkuar një kandidat konsensual.
“Të jetë mbi partiak, vërtetë të ketë cilësimet të cilat definohen me Kushtetutë dhe të garantojë një person që garanton unitetin ashtu që siç definohet në Kushtetutë dhe kjo ka qenë e mundur është dashur veç të ketë një lloj vullneti politik nga partitë politik”, u shpreh ajo në Klan Kosova.
Presidentja Vjosa Osmani, të premten e kaluar e ka shpërndarë Kuvendi pasi nuk u arrit zgjedhja e Presidentit të ri.
Me këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Osmanit, derisa sot Kushtetuesja solli vendimin mbi këtë duke pezulluar veprimin për zgjedhjen e shefit të ri të Shtetit nga sot 9 mars e deri më 31 mars.