Zgjatet votimi për Topin e Artë

FIFA ka zgjatur periudhën e votimit për Topin e Artë, deri më 29 nëntor, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle Marca. Afati kohor fillimisht skadoi të premten e shkuar por data e re është marrë parasysh për shkak të ndeshjeve të kthimit të barazhit për kualifikim në Kampionatin botëror, diçka që i shkon në favor…

Sport

20/11/2013 11:13

FIFA ka zgjatur periudhën e votimit për Topin e Artë, deri më 29 nëntor, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle Marca.

Afati kohor fillimisht skadoi të premten e shkuar por data e re është marrë parasysh për shkak të ndeshjeve të kthimit të barazhit për kualifikim në Kampionatin botëror, diçka që i shkon në favor sulmuesit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili realizoi het-trik në fitoren 3:2 kundër Suedisë.

Ronaldo dhe mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery konsiderohen favoritë për çmimin që në katër edicionet e fundit ka pasur të njëjtin fitues, yllin e Barcelonës, Lionel Messi – aktualisht të lënduar – kurse edhe Ribery u paraqit me sukses në fitoren e Francës ndaj Ukrainës 3:0 me çka siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014.

Topi i Artë do të ndahet më 13 janar gjatë gala mbrëmjes në Zurich.