Zëvendëskryeministri Tahiri: I kërkoj falje Saranda Bogujevcit

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, i ka kërkuar falje deputetes Saranda Bogujevci pas zhvillimeve të fundit ndërsa për një faqe me emër të LDK-së që ka postuar një foto fyese të saj me Ivica Dacici ka thënë se “nuk janë në tokë të bukës”

Lajme

23/11/2020 23:57

“I kërkoj falje për pozitën që kom. Si familje ne jemi rritur në familjen e Bogujevcëve. Aty jam rritur. Shprehu keqardhjen në tokë e qiell. I lsuë me sinqeritetin më të madh. Kemi kohë me u shty si parti si pozitë e opozitë. Për këto tema dem baba dem. Historia pas historie kanë me na përcjellë. Një lutje kisha për partitë politike. Mos mi përzi vuajtjet me agjenda politike. Vëlluan nuk e mbrojë kur e ka gabim. Një kërkimfalje e meriton Saranda dhe të gjithë ata të prekurit. I thërrasë edhe të gjitha partitë politike. Me pas kujdes. Të mos i fusim dhimbjet”, ka thënë ai.

“Saranda Bogujevci të kërkojmë falje të gjithë udhëheqësit nëse të kemi shkaktuar dhimbje”, shtoi ai.