Zëri juaj mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj

13:25 | 20 Shtator 2019

Nevojitet më pak se një sekondë për të zbuluar personalitetin e një personi përmes zërit të tij/saj.

Mund të ju duket e pabesueshme, por zëri juaj mund të tregojë shumë për ju. Jo vetëm që është unik, por disa herë mund të zbuloj informata të nevojshme dhe të papritura.

Ne ishim të habitur se çfarë gjëra të fshehura mund të i jepen përmes zërit, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net. Gjatësia, fuqia dhe të tjera karakteristika mund të mësoni kur dëgjoni zërin tuaj dhe të tjerave.

Sa jeni të shoqërueshëm

Zëri juaj  mund të tregoj personalitetin tuaj, apo më specifikisht a jeni person i mbyllur (introvert) apo i hapur (extrovert). Përgjatë në studimi, pjesëmarrësit kanë dëgjuar fjalimet përmes kompjuterit, i cili ishte i programuar të bënë përzierje të zërave edhe të personave të hapur edhe të mbyllur. Dhe si rezultat, pjesëmarrësit kanë qenë gjendje të identifikonin personalitetet.

Sa jeni të besueshëm 

Një përshëndetje e thjeshtë “Çkemi”, mund të tregojë se sa të besueshëm janë njerëzit. Një studim tjetër i bërë më 64 persona vullnetarë është gjetur e njëjta gjë. Dhe shumica prej pjesëmarrësve kanë zgjedhur zërin e burrave si më të besueshëm sepse në fund të fjalisë ata e ngritin zërin më shumë çka i bënë ata të konsiderohen më të besueshëm.

Sa jeni i gjatë/ e gjatë

Zëri juaj mund të tregoj se sa të gjatë jeni. Përgjatë dy eksperimenteve, njerëzit janë pyetur që të identifikojnë personin më të gjatë nga dy folës dhe 62 % e pjesëmarrësve kanë qenë në gjendje ta gjejnë gjatësinë e folësve.

Sa jeni fertile

Me sa duket, cikli menstrual nuk ndikon vetëm në disponimin dhe hormonet e juaja, por po ashtu ndikon edhe në zërin tuaj. Sipas këtij studimi, zëri bëhet më i lartë kur jeni në ditët e ovulimit. Kështu, gratë me zë më të lartë, janë më fertile.

Sa jeni të fuqishëm

Zëri është në gjendje të tregoj fuqinë e një mashkulli, më saktësisht fuqinë e pjesës së tij të sipërme.

Sa jeni profesionalistë 

Zëri juaj mund të ketë ndikim edhe në karrierën tuaj. Njerëzit me një zë të ulët apo që flasin ‘nën frymë’ tregon se janë persona më pak të edukuar. Dhe kjo vlen më shumë për femrat.

Si dhe sëmundjen e parkinsonit

Ndryshimet në zë mund të tregojnë se a do keni sëmundjen e parkinsonit në të ardhmen. Pacientët të cilët gjatë fjalimeve fillon të ju ndryshoj zëri, mund të kenë këtë sëmundje. /Lajmi.net/