Zënkë mes dy personave në Prishtinë, përdoret edhe thika
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një zënke në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë. Sipas policisë, njeri prej të dyshuarve ka sulmuar fizikisht një burrë, e më pas është përdorur edhe thika. Njoftimi i plotë: Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, ku edhe i…

Lajme
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një zënke në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë.
Sipas policisë, njeri prej të dyshuarve ka sulmuar fizikisht një burrë, e më pas është përdorur edhe thika.
Njoftimi i plotë:
Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, ku edhe i dyshuari tjetër m/k gjatë ndërhyrjes ishte lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.