Zemërgjerësia e Sterling, dërgon ndihma në qytetin e tij të lindjes në Xhamajka
Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling, ka treguar anën e tij të bamirësisë, duke ndihmuar në vendlindjen e tij.
Sport
Sterling, edhe pse ka nënshtetësi angleze, ai asnjëherë nuk harron vendin e prejardhjes, Xhamajkën.
Këtë e ka vërtetuar duke dërguar një pako të kujdesit për të moshuarit në një qytet në Xhamajka, ku ai ka lindur, përcjell lajmi.net.
Tetëdhjetëvjeçarja Florence Campbell është fotografuar duke pranuar një pako të kujdesit të hënën, pas përhapjes së koronavirusit.
Cambell është banore e Maverley, në territorin e St Andrew, ku edhe ka lindur ylli i Manchester Cityt.
Gjatë kohës së pandemisë COVID-19, shumë futbollistët kanë dhuruar donacione për vendet e tyre, qoftë në para të gatshme ose ndihma në forma tjera./Lajmi.net/
