Zemaj – zv.ministrit nga AAK-ja: Keni shitur patentë shoferë që dy vjet

Kandidati i LDK’së për deputet, Armend Zemaj, është përplasur në Pressing me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, që vjen nga radhët e AAK-së.

Lajme

18/09/2019 21:53

Zemaj ka përmendur çështjen e patentë shoferëve, duke e akuzuar zv.ministrin në detyrë se për dy vjet qeverisje kanë shitur patentë shoferë.

“Keni shitur patentë shofera që dy vjet. I ke ngarku ekzaminera, i ke futë me kontratë mbi vepër për me i marrë nga 50 euro” , ka thënë Zemaj në Pressing të Televizionit 7.

Ndërsa Kadriu ia ka kthyer akuzën mbrapsht, duke thënë se blerjen e patent shoferëve e kanë gjetur kur e kanë marrë qeverisjen dhe dikasterin e Infrastrukturës që më parë e ka udhëhequr LDK-ja.

“Këtë i keni bërë ju. Duke e pa gjendjen në patentë shofera, e kemi instalu e-testimin”, ka thënë Kadriu që tash është kandidat i koalicionit AAK-PSD.