Zemaj u drejtohet me një porosi studentëve për nisjen e vitit të ri akademik

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shkruar për nisjen e vitit të ri akademik në kushte pandemie.

Lajme

01/10/2020 12:37

Me anë të një postimi në Facebook,  Zemaj ka thënë se është i vetëdijshëm për sfidat që janë përpara këtë vit akademik, mirëpo se të gjithë duhet ta ndihmojnë veten e të tjerët duke respektuar masat, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Studentë të dashur,

Ky vit akademik nuk po fillon si zakonisht, në këtë bashkëjetesë me pandemi tashmë jemi rreshtuar edhe ne, pa dashje, por, ju assesi mos e harroni qëllimin tuaj, pse jeni aty, në rrugëtimin më të rëndësishëm, për ju dhe shtetin.

Të nderuar student,

I vetëdijshëm për sfidat që mund t’i keni këtë vit, ju bëjë thirrje që të na ndihmoni, duke ruajtur veten dhe të tjerët. Respektoni masat anti covid, duke qenë bashkë, ne mund t’ia dalim.

Suksese e ju prift e mbara, qoftë një vit me shumë arritje. Sukseset Tuaja janë e ardhmja jonë!. /Lajmi.net/