Rasti “Drenica”: Sami Lushtaku dhe shtatë të tjerë lirohen nga akuzat për grup të organizuar kriminal dhe frikësim të dëshmitarëve
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues për Sami Lushtakun dhe shtatë të akuzuarit e tjerë në rastin ku ngarkoheshin për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare dhe frikësim gjatë procedurës penale. Përveç Lushtakut, aktgjykimi lirues u shqiptua edhe për Ismet Haxhën, Rrustem Rrukollin, Fatmir Mjakun, Rexhep Xhotën,…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues për Sami Lushtakun dhe shtatë të akuzuarit e tjerë në rastin ku ngarkoheshin për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare dhe frikësim gjatë procedurës penale.
Përveç Lushtakut, aktgjykimi lirues u shqiptua edhe për Ismet Haxhën, Rrustem Rrukollin, Fatmir Mjakun, Rexhep Xhotën, Skender Tahirin, Sheremet Jasharin dhe Bajram Dibranin, transmeton lajmi.net.
Vendimi u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska, i cili tha se gjatë procesit gjyqësor nuk është arritur të provohet se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkoheshin. Për këtë arsye, ata u liruan nga të gjitha pikat e aktakuzës.
Procesi gjyqësor ndaj këtyre tetë personave ishte zhvilluar vetëm për pikat 16, 17 dhe 18 të aktakuzës, pasi procedura për këto pika ishte veçuar nga pjesa tjetër e rastit.
Në pjesët e tjera të aktakuzës ishin përfshirë edhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sahit Jashari, Mergim Lushtaku, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Yll Blakaj, Gzim Ahmeti, Xhevdet Zena, Mervete Hasani-Lushtaku, Agim Ukaj, Ismail Dibrani, Sami Gjoka dhe Nexhib Shatri./lajmi.net/