Gjykata Themelore në Prishtinë e dënon sërish me 10 vjet burgim Shaqir Lutvijan për krime lufte
Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka dënuar me 10 vjet burgim ish-policin Shaqir Lutvija për krime lufte në Prizren gjatë viteve 1998-1999. Vendimi është marrë të martën. Lutvija, në nëntor të vitit 2025 u pat dënuar me 10 vjet burgim për krime lufte të kryera gati tri dekada më pare. Lutvija është…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka dënuar me 10 vjet burgim ish-policin Shaqir Lutvija për krime lufte në Prizren gjatë viteve 1998-1999.
Vendimi është marrë të martën. Lutvija, në nëntor të vitit 2025 u pat dënuar me 10 vjet burgim për krime lufte të kryera gati tri dekada më pare.
Lutvija është bërë përgjegjës për masa represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit e trajtimit çnjerëzor, të kryera si inspektor dhe polic në stacionon policor të këtij qyteti, bashkë me persona të tjerë.
Por, Gjykata e Apelit në qershor të këtij vitit e kishte kthyer lëndën në rigjykim./Lajmi.net/