Zemaj për miratimin e projektligjit për sigurime shëndetësore: S’ka pas debat publik, është bërë për vota por jo për pacientë
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se miratimi i projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ka ardhur pas një periudhe të gjatë diskutimesh Ministri tha se për sigurimet shëndetësore 3,5 për qind do të paguajnë qytetarët përmes pagës, ndërsa…
Lajme
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se miratimi i projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ka ardhur pas një periudhe të gjatë diskutimesh
Ministri tha se për sigurimet shëndetësore 3,5 për qind do të paguajnë qytetarët përmes pagës, ndërsa 3,5 për qind nga punëdhënësi.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë për lajmi.net se ky ligj po vjen në fund të mandatit qeverisës pas katër vitesh dështimi në strategjinë aplikative.
Zemaj është shprehur se nuk ka pasur dëgjime publike, ose debat publik, e që sipas tij Qeveri ka dështuar ta funksionalizojë sistemin informativ shëndetësorë dhe definimin e dhënies dhe marrjes të shërbimeve shëndetësore.
“Unë mendojë që do të dihej të ishte interes tjetër në pyetje. Ky ligj po vjen në fund të mandatit qeverisës pas katër vitesh dështimi në strategjinë aplikative. E dyta nuk e dimë se cilët faktorë janë konsultuar, dhe as nuk ka pasur dëgjime publike, ose debat publik, një prej ligjeve më të rëndësishme. E treta është që kjo Qeveri ka dështuar ta funksionalizojë sistemin informativ shëndetësorë dhe definimin e dhënies dhe marrjes të shërbimeve shëndetësore. Plus është dështimi në unifikimin e listës së çmimit të barnave. Tek atëherë vjenë në shprehje edhe kuotat në bazë të çfarë strategjie dhe cilave matje janë caktuar, dhe kjo do të ishte edhe pjesë e debatit dhe pjesë financiare, por edhe të qytetarëve që do të bëhen pjesë obligative e pagesave”, ka thënë për lajmi.net.
Deputeti ndër të tjera ka thënë se ky miratim është bërë për vota por jo për pacientë dhe qytetarë.
“Për me qenë ligji i zbatueshëm duhet të njihen saktë qëllimet të cilat ofrohen. E dyta pika e çmimeve të barnave dhe e treta sistemi informativ shëndetësorë, se si do të mbash shënime për ti ofruar një shërbim pacientëve nëse nuk i kenë data bazë . Atëherë është Premium se sa paguan punëtori dhe sa punëdhënësi. Edhe kjo duhet të saktësohet mbi bazën e çfarë ka ardhur sepse ky diskutim prej 3.5 është prej vitit 2014 dhe kjo është pjesë e analizave financiare e cila bëhet në tregë. Ky është një prej ligjeve më të rëndësishme për avancimin e shërbimeve shëndetësore, por nëse nuk është i zbatueshëm është vetëm për propagandë zgjedhore. Këtu është halli. Sigurime shëndetësore duhet të ketë, por nëse nuk gjenë zbatueshmëri, ju e dini janë diku edhe pjesa sensuale, lista e veteranëve që nuk hynë në kategorinë obligative të pagesave. Ka shumë gjëra të paçartësuara, por kjo vetëm është hedh si temë dhe si diskutim në muajt e fundit zgjedhor, sigurisht për vota por jo për pacientë dhe qytetarë”, përfundojë Zemaj./Lajmi.net/.