“Deri në tetor prapë zgjedhje” Haradinaj: Qytetarët t’ia marrin besimin Kurtit
Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se nuk pret që situata politike të ndryshojë nga një individ, por nga qytetarët në zgjedhje, të cilët sipas tij mund ta ndryshojnë rezultatin dhe t’ia “marrin besimin” qeverisjes aktuale. Ai tha se ekziston mundësia që vendi të shkojë sërish në zgjedhje brenda këtij viti. “Nuk mendoj…
Lajme
Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se nuk pret që situata politike të ndryshojë nga një individ, por nga qytetarët në zgjedhje, të cilët sipas tij mund ta ndryshojnë rezultatin dhe t’ia “marrin besimin” qeverisjes aktuale.
Ai tha se ekziston mundësia që vendi të shkojë sërish në zgjedhje brenda këtij viti.
“Nuk mendoj që do ta ndali unë, por mendoj që populli do ta ndryshojë rezultatin. Mos ta përsërisim gabimin, por t’ia marrim besimin. Deri në tetor mund të jemi prapë në zgjedhje. Është skenarist i mirë, e ka ‘Dejonen’, ajo punë tjetër nuk bën”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se, sipas tij, skena politike është e paqëndrueshme dhe mund të prodhojë zhvillime të reja në muajt në vijim.
Në këtë kontekst, Haradinaj përmendi edhe Vjosa Osmanin, duke thënë se në një situatë tjetër politike ajo do të kishte marrë mbështetje edhe si e nominuar për poste të larta.