“Qeverisja e Kurtit ka prodhuar demoralizim e depresion”, Ismaili: Ka 6 vite që njerëzit janë në presion të madh financiar

Kandidati i PDK-së për deputet, Uran Ismaili, është i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se ka qenë politikë e Albin Kurtit që Kosova të demoralizohet. Ismaili tha se njerëzit janë duke ndjerë një pasiguri për të ardhmen e tyre. “Mendoj që është politikë e Albin Kurtit që Kosova të demoralizohet, në çdo…

Lajme

02/06/2026 21:02

Kandidati i PDK-së për deputet, Uran Ismaili, është i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se ka qenë politikë e Albin Kurtit që Kosova të demoralizohet.

Ismaili tha se njerëzit janë duke ndjerë një pasiguri për të ardhmen e tyre.

“Mendoj që është politikë e Albin Kurtit që Kosova të demoralizohet, në çdo aspekt, qeverisja e tij ka prodhuar një demoralizim e depresion te njerëzit, një pasiguri te qytetarët çfarë presin nga jeta”, ka thënë ai.