Zemaj: Në Deçan Kurti dhe të tjerë premtuan se tokat nuk falen dhe hidrocentralet nuk lejohen, sot realiteti publik është krejt tjetër
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar pasi Nenad Rashiq ka thënë se Albin Kurti i ka dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit “për hatër të tij”. Në lidhje me këtë, Zemaj ka thënë se Kurti dhe eksponentë të tjerë të qeverisë së tij shumë herë kanë shkuar në Deçan dhe kanë premtuar se tokat…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar pasi Nenad Rashiq ka thënë se Albin Kurti i ka dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit “për hatër të tij”.
Në lidhje me këtë, Zemaj ka thënë se Kurti dhe eksponentë të tjerë të qeverisë së tij shumë herë kanë shkuar në Deçan dhe kanë premtuar se tokat nuk falen dhe hidrocentralet nuk lejohen.
Sipas Zemajt, sot realiteti publik është krejt tjetër.
“24 hektarë tokë iu dhanë Manastirit të Deçanit, për “hatër” të Rashiqit, ndërsa hidrocentraleve iu hap rruga me leje mjedisore pa asnjë pengesë. Së fundmi, qytetarëve të kësaj ane po u ndalohet edhe shfrytëzimi i bjeshkëve që i kanë ruajtur e përdorur me shekuj. Deçani nuk do të heshtë. Ata që falen, e drejta nuk do i falë”, ka shkruar Zemaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: